Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Koha kur Suada Sherifi këndonte në Top Fest: Gabimi më i madh, dola në skenë me këngë të papërfunduar

Koha kur Suada Sherifi këndonte në Top Fest: Gabimi më i madh, dola në skenë me këngë të papërfunduar
February 03
19:14 2019

E mbani mend kohën kur Suada Sherifi këndonte në Top Fest4?

Ndoshta shumë prej jush nuk e sjellin ndërmend por Suada Sherifi, ish-miss Shqipëria ka tentuar edhe fushën e muzikës vite më parë, në To Fest 4 me këngën  “Shko”.

Shumë e cilësojnë si një nga vajzat më të bukura të ekranit si ish-teniste, si biznesëoman por ja që ajo ka lidhje edhe me muzikën. E ftuar këtë të shtunë në “Thumb” SUada ka sjellë ndërmend herën e parë kur ajo ka kënduar para një publiku. Sipas saj ajo nuk ka qenë ekperiencë fort e këndshme, kjo jo sepse ajo nuk kishte zë por sepse kënga nuk ishte e përfunduar.

“Doli moda në 2006-ën  që bënin këngë dhe tentova. Gabimi im shumë i madh ishte që bashkëpunova me njerëzit e gabuar.Ma nxorren këngën të papërpunuar. Kur kishin bërë ato bashkimet e pjesëve ma kishin heq një fjalë dhe unë në vend që të thoja “maltrajto” thoja “malajto” sepse ai sekondi ishte ngrënë dhe ai s’kishte pasur kohë ta rregullonte. Dhe unë dola në Top Fest. Hoqa dorë shpejt,  e kisha me veten që nëse do juslifikohesha në gjysmefinale ose në finale do vazhdoja. Kënga në fakt nuk ishte e keqe. Kisha brum. Nuk mund të them që isha Maria Callas por që kisha(ze).” – ka rrëfyer Suada./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje