Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Koçi” i “Zonja nga qyteti” i ka propozuar edhe Aurelës! Zetoristi që e dashuroi nga ekrani dhe i kërkoi dorën te prindërit

“Koçi” i “Zonja nga qyteti” i ka propozuar edhe Aurelës! Zetoristi që e dashuroi nga ekrani dhe i kërkoi dorën te prindërit
September 17
10:27 2017

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në puntatën e parë të këtij sezoni të “Xing me Ermalin”. Si gjithmonë me humorin dhe batutat e saj, Aurela dhe protagonizmi i saj e kanë mbajtur gjatë gjithë emisionit publikun duke qeshur, herë duke rrëfyer histori personale e herë barsaleta.

Aurela është pa diskutim një nga këngëtaret e rralla që kemi ne shqiptarët, që ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe vazhdon të jetë e parapëlqyera e publikut. Zëri i saj i ka dhënë famë e sukses të padiskutueshëm në Shqipëri, edhe pse bashkë me to kanë ardhur dhe shumë gjëra të tjera.

Në një bisedë me moderatorin Ermal Mamaqi, këngëtarja tregoi se si kur ishte 23 vjeçe dhe kishte marrë famë në Tiranë, mori një propozim aspak të zakonshëm për martesë.

Episodi që ajo tregoi ishte shumë i ngjashëm me një nga momentet e filmit “Zonja nga qyteti”, në të cilin Teto Ollga kërkon dhëndër për Melin, të bijën dhe përballet me Koçin,  personazhin famoz të skulptorit që besojmë se të gjithë e mbani mend.

“Troket dera në shtëpi. Ime motër shikon nga syri magjik dhe ngaqë nuk e njihte atë burrin, i thotë: “Babi nuk ndodhet këtu, hajde në orën 4”,-tregoi Gaçe në fillim të rrëfimit të saj. “Ora 4 pa 1 minutë, vjen ky. Hap derën babi dhe ai i tha: “Mirëdita, unë jam “Koçi”. Ishte veshur me kostum dhe bën të hyjë brenda në shtëpi”.

Këngëtarja ka treguar për disa minuta dialogun mes këtij djali të panjohur dhe prindërve të saj. Duket se ai ishte shumë i dashuruar, edhe pse e njihte vetëm nga ekrani Aurelën dhe të kërkonte dorën e saj,  për djalin, ishte gjëja më e lehtë e mundshme.

Siç zakonisht ndodh, babai i Aurelës e ka marrë në pyetje duke e pyetur për profesionin dhe arsimin. Por kur ai i ishte përgjigjur se ishte zetorist që kishte përfunduar arsimin 8-vjeçar, babai i këngëtares i ishte drejtuar:

“Ti mat hapin tënd me hapin e vajzës sime?”

Koçi i ishte përgjigjur qetësisht: “Po njeriu e hedh një hap në jetë!”- ka rrëfyer këngëtarja duke shkaktuar të qeshura në publik./Blitz.al/

Komento
Shperndaje