Blitz

 Breaking News

Kobe Bryant ndërron jetë në një aksident me helikopter

Kobe Bryant ndërron jetë në një aksident me helikopter
January 26
21:04 2020

Legjenda e NBA, Kobe Bryant raportohet të ketë humbur jetën në një aksident ajror.

Helikopteri i tij privat, ku udhëtonte Bryant së bashku me 4 persona të tjerë, është rrëzuar në Calabasa, California, mëngjesin e kësaj të diele.

Vdekja e 41-vjeçarit është konfirmuar nga TMZ, që bën me dije gjithashtu se aksidenti ks qenë fatal për të gjithë personat në bordin e helikopterit.

Arsyeja e rrëzimit të mjetit të transportit është në hetim e sipër dhe më shumë detaje priten të dalin në minutat në vazhdim.

Fatkeqësisht është konfirmuar se vajza e tij Gianna ishte në bordin e helikopterit dhe ka humbur jetën. Bryant, një ikonë e NBA dhe e ekipit të LA Lakers, lë pas gruan e tij Vanessa dhe tre vajzat, Natalia, Bianca dhe të sapolindurën Capri.

 

Share