Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klodiana Shala tregon përse nuk mundi të adoptonte një fëmijë: Nuk e kam parë më, më dhemb shpirti

Klodiana Shala tregon përse nuk mundi të adoptonte një fëmijë: Nuk e kam parë më, më dhemb shpirti
January 11
22:11 2018

Pasditen e sotme atletja e njohur Klodiana Shala ishte e ftuar tek “Rudina” ku ka folur edhe njëherë se si kishte dashur kohë më parë të adoptonte  një fëmijë nga “Shtëpia e fëmijës” por që në fund nëna e tij nuk e kishte lejuar.

“Ishte viti 2003-2004 dhe unë sa kisha filluar të shkoja tek ‘Shtëpia e Fëmijës’. Një fëmijë më pëlqeu shumë. Bjond, sy bojëqielli, si ta kisha lindur unë. Por nëna e atij fëmije ikte e vinte shpesh nga Italia, por nuk e jepte për adoptim dhe drejtoresha më tha që atëherë që të mos humbja kohë se nuk do të ma jepte.

Unë e kisha marrë në shtëpi, e kisha ushqyer sepse mund t’i marrësh fëmijët në fundjavë. Nuk kam shkuar më ta shoh sepse më dhemb shpirti.”,- u shpreh atletja. Ajo ka rrëfyer se që nga ajo kohv nuk e ka parë më fëmijën që tashmë duhet të jetë afër 13 vjec. E ëma e tij nuk kishte mundësi që ta rriste kështu që e kishte cuar në “Shtëpinë e fëmijës”. Klodiana ka rrëfyer se edhe nëse ajo vetë bëhet nënë një ditë sërish do të adoptojë një fëmijë./Blitz.al/

Shperndaje