Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kledi Bahiti është politikani që do të dëshironit! Për t’ju mbushur mendjen ka përgatitur edhe një fjalim

April 26
09:37 2017

Përveçse një kompozitor shumë i suksesshëm e që vlerësohet shpeshherë jo vetëm nga publiku, por edhe kolegët, të gjithë ata që e njohin Kledi Bahitin e dinë se ai ka sens humori. Besa Kokëdhima, këngëtare me të cilën ai bashkëpunon shpesh, por edhe një mikeshë e mirë, na ka treguar një anë tjetër të Kledit, se si do të ishte ai nëse do të ishte pjesë e politikës. Në një video në Instastory, Besa ka “intervistuar” kompozitorin e njohur.

“Cila është platforma e partisë tuaj?”- e ka pyetur këngëtarja.

Ndërkohë Kledi, ashtu siç shkruan Besa, i ka të gjitha të qarta.  Partia jonë do të ketë mbarëvajtje në çdo cep të shqiptarëve. Do të konsumojmë leshin e deleve njësoj si të ishte i tyre”,- ka thënë Kledi, por për ta dëgjuar fjalimin e plotë mjafton të klikoni videon e mëposhtme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje