Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klea paska pritur ditëlindjen e Elgitit për t’i shprehur publikisht dashurinë!

Klea paska pritur ditëlindjen e Elgitit për t’i shprehur publikisht dashurinë!
December 16
17:13 2017

Të gjitha mediat rozë në Shqipëri e Kosovë kanë vetëm një objektiv kohët e fundit: të kapin momente të Elgit Dodës dhe Klea Hutës. Ata e kanë pranuar lidhjen e dashurisë e gjithnjë e më shumë po shprehen edhe në rrjete sociale.

Sot Elgiti ka ditëlindjen e sigurisht që e dashura e tij e zemrës nuk mund të mos e uronte publikisht.

Në një postim në Instagram, bashkangjitur një fotoje ku çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit, Klea ka zgjedhur ta urojë me fjalë të thjeshta por shumë kuptimplota të dashurin e saj.

“Faleminderit që ekziston. Gëzuar ditëlindjen Elgit”,- shkruan moderatorja e njohur.

Më në fund dy pëllumbat e dashuruar janë zhveshur nga çdo kompleks e po e shijojnë publikisht lidhjen e tyre!/Blitz.al/

Shperndaje