Blitz

 Breaking News

Klea Huta në pritje të ëmbël! Zbulohet gjinia e bebit…

Klea Huta në pritje të ëmbël! Zbulohet gjinia e bebit…
January 17
12:30 2020

Që prej daljes publike si një çift, Klea Huta dhe Elgit Doda janë një prej çifteve më të komentuara dhe më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar. Shpeshherë ne i shohim ata teksa postojnë foto me njëri-tjetrin, duke marrë plot komplimenta nga fansat e tyre.

Pak ditë më parë me shpejtësi u përhap lajmi se Klea dhe Elgiti janë në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë. Ishte Iconstyle që përmes burimeve të tyre u shprehën se dyshja do të bëhen prindër për herë të parë. Ndërkohë që ditën e sotme  “News 31” ka zbuluar edhe gjininë e bebit.

Klea dhe Elgiti do të bëhen prindër të një djali. Sipas përllogaritjeve, vogëlushi pritet të vijë në jetë në nisje të verës.

Gjithmonë të rezervuar ndaj detajeve, duket se çifti kanë zgjedhur të ruajnë privatësinë lidhur me këtë hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Share