Blitz

 Breaking News

Klea Huta dhe Elgit Doda martohen!

Klea Huta dhe Elgit Doda martohen!
January 26
17:56 2020

Nga rubrika “Lajmet surprizë të një të diele”, këtë herë kemi martesën e një prej çifteve tonë të preferuar të showbiz-it, pikërisht të Klea Hutës dhe Elgit Dodës!

Me anë të disa postimeve në llogaritë përkatëse të Instagram-it, ata i treguan ndjekësve dhe të gjithë publikut se tashmë janë zyrtarisht burrë dhe grua!

Ajo që mbetet e paqartë është se kur ka ndodhur ceremonia, sa të ftuar kishte, kush e organizoi dhe a u knaqën ose jo dajot. Megjithatë, nga fotot e shpërndara mësohet se është bërë në shkretëtirën Agfay, në Marrakesh të Marokut dhe çifti i ka thënë po njëri-tjetrit këtu:

Elgiti në foton shumë të bukur që ka postuar shkruan “Unë thashë po” :

Dhe sigurisht nuk harron të falenderojë tashmë bashkëshorten e tij që ekziston. Ndërkohë Klea vetë ka shpërndarë këto foto:

 

Për veshjen e saj është kujdesur Geraldina Sposa, për atë të dhëndrit Joni Peçi. Shumë urime për Elgitin dhe Klean! /Blitz.al/

Share