Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klaudia Pepa vendos publikisht inicialen “A”, fansat: “Albi iku tani, e mori tjetra!”

Klaudia Pepa vendos publikisht inicialen “A”, fansat: “Albi iku tani, e mori tjetra!”
April 15
20:58 2018

Ky trekëndëshi Klaudia Pepa – Albi Nako – Alba Hoxha duket se s’do përfundojë kurrë. Të paktën jo derisa njëri prej tyre të flasë qartë e ta sqarojë publikun siç duhet.

Pasi Albi dhe Alba janë duke udhëtuar bashkë Europën dhe fansat po aludojnë se ata tashmë janë çift, Klaudia Pepa, përbri një fotoje në Instagram shkroi vetëm inicialen “A”. Kaq u desh që rrjeti të “ndizej”. Shumica prej tyre mendojnë se kjo është një sinjal për Albin ndërkohë që të tjerë mendojnë se e ka për spektaklin “Amici”.

Mesa duket, te tre “protagonistët” e lajmeve rozë, po preferojnë që dhe të luajnë pak me mediat për t’i trazuar gjërat sado pak. /Blitz.al/

Shperndaje