Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klaudia Pepa sapo na zbuloi detaje të reja nga skena e “Kënga Magjike 2018”

Klaudia Pepa sapo na zbuloi detaje të reja nga skena e “Kënga Magjike 2018”
November 23
10:45 2018

Vetëm dy javë na ndajnë nga netët finale të “Kënga Magjike” e cila këtë vit mban edicionin e 20-të të saj. Përgatitjet kanë filluar dhe balerina e njohur Klaudia Pepa e cila do të jetë bashkëprezantuese me Ardit Gjebrean dhe Bora Zemanin  na ka zbuluar një panoramë të plotë të skenës së këtij viti. Nga videoja  shohim se skena nuk do të jetë me përmasat e zakonshme të çdo viti por do të shndërrohet në një magji të vërtetë me disa pjesë të shtuara të cilat afrohen deri afër publikut.

“Punohet fort, dita e trëtë” – shkruan KLaudia e cila disa ditë më parë shprehur emocionet e saj për këtë eksperiencë. Ajo u shpreh në rrjete sociale se e kishte pasur gjithmonë ëndërr ta prezantonte këtë spektakël dhe tashmë çdo gjë është realitet.

Pepa ka premtuar se do të sjellë me vete nga “Mediaset” 12 balerinë profesionist të cilët do të dhurojnë spektakël në pallatin e koncerteve. Gara sa vjen dhe bëhet edhe më e fortë e vetëm 2 javë na ndajnë nga netët finale.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje