Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klaudia Pepa, imazh i një kompanie të famshme makinash

May 14
14:27 2016


Të rejat nga Klaudia Pepa nuk ndalojnë. Këtë herë ajo është bërë pjesë e fushatës së kompanisë së makinave SEAT, duke u bërë imazhi i kësaj kompanie për koleksionin e ri të automjeteve.

Këtë e ka bërë të ditur Albi Nako, duke postuar në llogarinë e tij në Facebook: “Klaudia, imazh i #Seatmii Italia”.

Kurse Klaudia vetë ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkruan: “Parkimi është si kërcimi: shumë e vështirë të mbash një përqendrim maksimal”.

Ky lajm i mirë për Klaudian vjen pas suksesit të saj tek “Amici”, ku balerina doli deri në finale, madje mori edhe rolin e balerinës profesioniste në edicionin aktual të programit hit italian.

Klaudias i themi një “super bravo”, teksa presim akoma lajme të mira nga përtej Adriatikut.

Etiketimet
Shperndaje