Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klaudia Pepa flet për ndarjen nga Albi Nako: Nuk funksionoi më

Klaudia Pepa flet për ndarjen nga Albi Nako: Nuk funksionoi më
January 10
16:38 2019

Klaudia Pepa jeton dhe zhvillon profesionin e saj në Itali, ama duket se lidhja me Shqipërinë vazhdon të jetë ende e fortë. Në fillim të dhjetorit ajo ishte prezantuese e edicionit të 20 të “Kënga Magjike 2018” krah Ardit Gjebreas.

Së fundmi Klaudia Pepa ka dhënë një intervistë për revistën “Class” ku ka rrëfyer ndër të tjera edhe se si shkon marrëdhënia e saj me ish bashkëshortin, koreografin e njohur Albi Nako.

“Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin.” – është shprehuar ajo.

E pyetur nëse patën gjëra që u bënë gabim në marrëdhënien mes tyre apo thjesht nuk fuksionoi, Klaudia dha këtë përgjigje:

“Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme.”

Ndërkohë, përsa i përket jetës së saj private aktualisht balerina e njohur ka thënë se nuk është e dashuruar dhe është akoma në pritje.

Por si duhet të jetë një mashkull ideal për t’i bërë përshtypje Klaudias? Ajo tregoi se duhet të jetë një person që përveç të tjerave të jetë i gatshëm të jetojë jetën publike të balerinës së njohur.

“Duhet të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.”- ka treguar Klaudia.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje