Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klaudia Pepa, balerinë e “Ballando con le Stelle?”

Klaudia Pepa, balerinë e “Ballando con le Stelle?”
November 27
09:39 2016

Balerina shqiptare, Klaudia Pepa, e cila pas pjesëmarrjes në “Amici” u kthye në një nga emrat më të dashur të baletit në Itali, duke qenë edhe në rolin e balerinës profesioniste në të njëjtin program, duket se do të rrisë shkallët në karrierën e saj.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Thumb” me gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, në një lidhje direkte nga Italia, Klaudia pranoi ekskluzivisht për “Thumb” se ajo nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Amici” dhe rrjedhimisht nuk do të jetë me pjesë e kanalit “Mediaset”.

Edhe pse Klaudia nuk preferoi të zbulojë më tepër, nëpërmjet Instagram-it të saj mund të themi se sekreti është zbuluar. Pak ditë më parë, balerina ka postuar një fotografi krah prezantueses shumë të njohur të “Ballando con le Stelle” (Dancing with the Stars në Itali), Milly Carluçi. Mos kjo do të thotë se Klaudia tani do të jetë balerinë profesioniste te “Ballando con le Stelle”?

klaudia

Asgjë nuk dihet me siguri derisa vetë balerina ta pranojë, por duke pasur kaq shumë detaje të cilat koordinohen më së miri, mund të themi se Klaudia sapo ka prekur një ëndërr të të gjithë balerinëve! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje