Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Klajdi Haruni siç nuk e keni parë kurrë

March 25
13:12 2016

Mbrëmja e djeshme ka bërë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizz-it. Stilisti Valdrin Sahiti i bashkoi duke i ftuar në prezantimin e koleksionit të ri në Prishtinë. Nëse të gjithë ishin përgatitur për të parë jo vetëm sfilatën, por edhe se si ishin veshur VIP-at, sidomos femrat, ishte Klajdi Haruni ai që tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tij. Si asnjëherë më parë, Klajdi ka veshur kostum e që pa diskutim i përkiste koleksionit VS.  Jemi mësuar ta shohim gjithmonë të veshur sportiv, por na duhet ta pranojmë që me kostum Klajdi Haruni dukej komplet tjetër njeri, një  zotëri i vërtetë. Nëse do një këshillë nga Blitz.al, vish më shpesh kostume Klajdi, “Mamicat” do të të shohin me sy tjetër!

klajdi

Komento
Etiketimet
Shperndaje