Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo video tregon se edhe Rihanna mund të bjerë në kurth si të gjithë ne…

Kjo video tregon se edhe Rihanna mund të bjerë në kurth si të gjithë ne…
August 19
13:21 2016

Na ndodh të gjithëve që teksa pozojmë për një fotografi, miku apo mikesha që po na shkrep foton, pak çaste pasi na ka lënë të marrim pozë, na kujton se është duke bërë një video dhe jo një fotografi. Sigurisht ky çast shoqërohet gjithnjë me të qeshura e mjaft humor, sidomos në tavolina apo festa mes miqsh.

Këto në fakt janë disa gjëra të cilat na ndodhin të gjithëve, por kur vjen fjala te personazhet publikë, të cilët shfaqen aq të kuruar e të kontrolluar në daljet e tyre, duket se këto “incidente” qesharake nuk  mund t’u ndodhin asnjëherë. Në fakt nuk është kështu, sepse Rihanna na ka treguar të kundërtën. Nëpërmjet kësaj videoje tregohen të gjitha rastet kur Rihanna ka pozuar për një fotografi ndërkohë që ka qenë në fokusin e kamerës për të bërë video.

Në fund të fundit, përveç jetës së tyre luksoze dhe aparateve të paparacëve që janë kudo pas tyre, personazhet publikë nuk janë aq të ndryshëm nga ne! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje