Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo këngëtare është një nga fanset më të zjarrta të Ermal Mamaqit

Kjo këngëtare është një nga fanset më të zjarrta të Ermal Mamaqit
June 23
11:14 2016

Ermal Mamaqi është një nga aktorët dhe personazhet më të pëlqyer për publikun shqiptar.

Edhe pse njihet më tepër për humorin që përcjell, Ermali ka studiuar për kanto dhe pavarësisht se i është përkushtuar më shumë televizionit, numëron disa hite. Periudha kur ai ka qenë pjesë e grupit “The dreams” mund të quhet ndër më të artat për të sa i përket muzikës. Hiti “Nuk dua ta di” ka qenë dhe është një nga më të preferuarat e publikut, por edhe të personazheve publikë e kolegëve të tij. Afërdita Dreshaj mund të quhet një nga fanset e Ermalit. Këngëtarja dhe modelja shfaqet në një video të postuar nga vetë  Ermali teksa këndon dhe kërcen nën ritmet e kësaj kënge.

“Duke kërcyer një nga këngët që kam më shumë për zemër. Adoleshenca e viteve 2000, e di. Nuk dua ta di – The Dreams. Soni Erjosti”,- shkruan Mamaqi në Facebook.

Shperndaje