Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo këngëtare e famshme ka qenë në Nice, bëhej gati për koncert!

Kjo këngëtare e famshme ka qenë në Nice, bëhej gati për koncert!
July 15
09:49 2016

Rihanna - "Anti World Tour"

Këngëtarja Rihanna kishte planifikuar që sot në mbrëmje të mbante koncertin e saj të radhës pikërisht në qytetin ku ndodhi sulmi i tmerrshëm terrorist.

Ka qenë vetë kryebashkiaku i cili, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka lajmëruar se koncerti i Rihanna-s është anuluar si pasojë e trazirave. Gjithashtu edhe një koncert xhazi që ishte parashikuar të mbahej përpara performancës së Rihanna-s nuk do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Çfarë ka bërë lajm është fakti se këngëtarja ndodhej në jug të Francës në momentet e sulmit pasi kishte mbaruar koncertin në Milano të Italisë. Megjithatë, menaxheri i saj ka lajmëruar se Rihanna është shëndoshë e mirë dhe e sigurt, ndaj nuk duhet të shqetësohen për të.

Komento
Shperndaje