Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo foto flet më shumë se fjalët për të kujtuar largimin e Dr. Florit dy vite më parë

Kjo foto flet më shumë se fjalët për të kujtuar largimin e Dr. Florit dy vite më parë
November 17
11:30 2016

Si sot dy vite më parë u nda nga jeta këngëtari i njohur shqiptar Dr. Flori. Ikja e tij ishte mjaft tragjike, duke pasur parasysh se ndodhi në një moment shumë të papërshtatshëm pasi djali i tij i vogël, Daniel, sapo kishte lindur.

Megjithatë, kujtimi i Dr. Florit mbetet gjallë. Mjafton një klikim të thjeshtë në Youtube dhe Dr. Flori është aty me muzikën e tij që bënte zhurmë dhe thyente tabu. Më shumë se i gjallë mbetet edhe për familjen dhe miqtë e tij më të mirë, të cilët e kujtojnë vazhdimisht duke ndarë shumë momente dhe kujtime edhe me ndjekësit në Instagram. Miqtë e përhershëm mbeten Landi i “West Side Family”, Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi. Sigurisht, atyre u shtohet gjithnjë edhe bashkëshortja e Dr. Florit, Blerina, e cila e vetme po rrit dy fëmijët, Kaltrinën dhe Danielin.

Kjo e fundit  ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet Danieli i vogël, i cili qesh duke parë fotografitë e babait të tij. Danieli nuk pati mundësi të kalojë momente me babi Florin, por me shumë mundësi kur të rritet do ta shikojë se sa gjurmë ka lënë babai i tij në muzikën shqiptare.

Më poshtë gjeni gjithçka kanë thënë sot njerëzit më të afërt të Dr. Florit, ndërkohë që të gjitha emocionet përmblidhen më së miri në fotografinë e Danielit që sheh babin nëpërmjet kornizës!

Aurela Gaçe

aurela

 

Landi i WSF

landi

 

Ermal Mamaqi

ermal

Komento
Shperndaje