Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është pjata e fundit që shefat e kuzhinës përgatitën për Prince

May 01
12:30 2016

Ray dhe Juall Roberts, shefat e restorantit “Peoples Organic” kanë qenë kuzhinerët e Prince. Pas vdekjes së këtij të fundit, çifti i kuzhinerëve kanë treguar eksperiencën e tyre duke i shërbyer Prince.

Ata treguan se pjata e fundit që përgatitën, por Prince nuk mundi as ta shijonte, ishte një supë me piper të kuq dhe copëza buke si dhe sallatë “Kale”.

Ata treguan se Prince ishte vegjetarian, por jo vegan, ndaj dhe pëlqente shumë kuzhinën indiane dhe ëmbëlsirat. Ndërkohë që ushqimet që ai nuk pëlqente aspak ishin qepët, djathi i bardhë dhe kërpudhat.

Ray, i cili thekson se nuk ishte e lehtë të arritje pritshmëritë e artistit, u shpreh: “E di që ai e pëlqente gatimin tim, ushqimi e bënte të lumtur. Prince ishte gjithnjë i qeshur dhe i impresiononte të tjerët që kishte pranë me pozitivitetin e tij…”.

 

Etiketimet
Shperndaje