Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është “nusja” e Stefi Priftit…

Kjo është “nusja” e Stefi Priftit…
October 29
16:50 2016

Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti janë ndër këngëtarët e preferuar të publikut dhe sa herë ata performojnë “live” në koncerte atmosfera është e garantuar. Prej pak kohësh nga humbja e bashkëshortes, vëllai më i madh, Stefi, nuk është tërhequr nga muzika, madje do të rikthehet shumë shpejt me një duet tejet interesant.

Ai ka postuar në Instagram një foto ku lajmëron se shumë shpejt ai dhe vëllai i tij, Endri, do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë me zërin më të bukur të muzikës shqiptare, Aleksandër Gjokën. Megjithatë, përveç këtyre emrave, këngëtari ka treguar edhe një detaj të rëndësishëm të projektit të ri, të cilën ai e quan “nuse” . Bëhet fjalë për një makinë në ngjyrë të kuqe, e cila, me sa mund të kuptohet, do të përdoret për xhirimet e klipit të ri.

“Kjo nusja po vjen nga Korça! Do të qëndrojë disa ditë në Tiranë dhe Durrës deri në përfundim të klipit të ri. Një bashkëpunim me të madhin Aleksandër Gjoka dhe mjeshtrin Gent Myftaraj”,- shkruan Stefi në Instagram, duke na lënë të kuptojmë se xhirimet do të bëhen në kryeqytet dhe në Durrës./Blitz.al/

stefi

Komento
Shperndaje