Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është mënyra ime për të qenë më “cool” se kolegët në skenë

Kjo është mënyra ime për të qenë më “cool” se kolegët në skenë
July 31
16:10 2017

Nëse shfaqesh në televizion dhe në duar mban një mikrofon, atëherë mbi supe ke jo vetëm një fuqi, por edhe një përgjegjësi shumë të madhe. Dikush mund të këndojë, dikush mund të aktrojë e dikush tjetër mund të prezantojë – sidoqoftë, kjo vlen për të gjithë.

Ama, frymëzuar nga personazhe të njohur si Nicki Minaj apo Beyonce, të cilat kanë zgjedhur t’i personalizojnë mikrofonat, edhe mjaft emra të njohur të skenës në Shqipëri kanë zgjedhur të bëjnë të njëjtën gjë. Kështu, ata jo vetëm që duken shumë “cool” në skenë, por edhe dallojnë nga të tjerët.

Por cilët janë ata që kanë zgjedhur të distancohen nga të tjerët dhe të kenë mikrofonat e tyre unikë?

 

  1. Alketa Vejsiu

Nëse ndesh programet e prezantuara nga Alketa, një nga gjërat që të bie në sy është mikrofoni i zbukuruar me gurë të çmuar që shkëlqejnë dhe i veshur i tëri me ngjyrë të zezë. Edhe kur këndon, edhe kur prezanton, Vejsiu zgjedh të mos përdorë mikrofon tjetër përveç të sajin.

 

  1. Jonida Maliqi

Ashtu sikurse Alketa, edhe Jonida përdor një mikrofon të zbukuruar, por është i tëri ngjyrë ari. Në pjesën e sipërme të tij shkruhet “Jonida”. Pra, askush nuk duhet ta përdorë përveç këngëtares.

 

  1. Cozman

Reperi është i vetmi personazh i njohur mashkull nga showbiz-i shqiptar që dimë ne i cili përdor një mikrofon të personalizuar. Këtë e kemi mësuar nga një foto e postuar në SnapChat, ku në dorën e reperit është një mikrofon mbi të cilin shkruhet “Cozman”. Nëse keni pyetur veten çfarë e bën ndryshe Cozman-in nga të tjerët, ja ku e keni përgjigjen!

 

  1. Era Istrefi

Epo Era, siç i thonë shprehjes, “ha bukë veç”. Pas publikimit të këngës së saj më të re, të titulluar “Redrum”, edhe ngjyra e mikrofonit të këngëtares ndryshoi dhe tashmë është totalisht i kuq. Kemi përshtypjen se tashmë çdo gjë e Erës është e kuqe, kështu që nuk çuditemi. /Blitz.al/

 

5. Tuna

Ashtu si dhe ish-partneri i saj, Cozman, Tuna mban një mikrofon të zbukuruar me gurë të çmuar Zwarovski. Fundja, edhe mikrofonin e reperit Tuna e ka zbukuruar, sepse ishte një nga dhuratat që këngëtarja i ka bërë ish-të dashurit.

 

6. Bleona

Epo, nuk kishte si të mos mungonte Bleona në këtë artikull, sepse kur përmendet të qenit “cool” ajo është aty! Këngëtarja përdor një mikrofon ngjyrë të bardhë me të zezë, mbi të cilin shkruhet thjesht dhe qartë: Bleona!

Komento
Shperndaje