Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është lista e plotë e fituesve në AMA. Drake thyen rekordin e Michael Jackson…

Kjo është lista e plotë e fituesve në AMA. Drake thyen rekordin e Michael Jackson…
November 21
08:55 2016

Është mbajtur të dielën në mbrëmje American Music Awards me protagonistë këngëtarët më në zë të tregut amerikan të muzikës.

Ata që dolën më të fituar nga kjo natë e madhe e ndarjes së çmimeve ishin Justin Bieber me 4 çmime, Drake me 3 çmime duke thyer gjithashtu rekordin e Michael Jackson si këngëtari më i nominuar në kategori të ndryshme çmimesh në një vit dhe Ariana Grande, e cila fitoi çmimin më të madh të mbrëmjes: “Artisti i vitit”.

Më poshtë shihni listën e plotë të fituesve:

Artisti i vitit – Ariana Grande

Artisti i ri më i mirë – Zayn

Bashkëpunimi më i mirë – Fifth Harmony ft Ty Dolla Sighn – “Work From Home”

Turi i vitit – Beyonce

Videoja e vitit – Justin Bieber – “Sorry”

Artisti më i mirë mashkull (pop/rock) – Justin Bieber

Artisja më e mirë femër (pop/rock) – Selena Gomez

Dyshja më e mirë (Pop/Rock) – Twenty One Pilots

Albumi më i mirë (pop/rock) – Justin Bieber – “Purpose”

Kënga më e mirë (pop/rock) – Justin Bieber – “Love yourself”

Artisti më i mirë (hip-hop) – Drake

Albumi më i mirë (hip-hop) – Drake – “Views”

Kënga më e mirë (hip-hop) – Drake – “Hotline Bling”

Artisti më i mirë (RnB) – Chris Brown

Artisja më e mirë (RnB) – Rihanna

Albumi më i mirë (RnB) – Rihanna “Anti”

Kënga më e mirë (RnB) – Rihanna ft Drake – “Work”

/Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje