Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është kënga më e ëmbël e “Top Media”-s për festat

Kjo është kënga më e ëmbël e “Top Media”-s për festat
December 24
20:31 2016

Si çdo vit, “Top Media” dhuroi urimin e veçantë për festat, por ndryshe nga vitet e mëparshme videoklipi i prezantuar pak minuta më parë kishte shumë më tepër domethënie dhe dashuri.

Ideja e regjisorit Redi Treni ishte të sillte këngën “It’s the most wonderful time of the year”, me pamjen më të ëmbël që mund të ofrojë një media. Pjesa më e madhe e stafit kanë qenë fëmijë kur filluan punën e tashmë janë bërë prindër. Videoklipi na prezantoi me të vegjlit e tyre. Personazhet më të dashur të Top Channel, Xhemi, Arbana, Jonida Shehu, Ledioni, teksa luanin apo mbanin në krahë fëmijët e tyre apo Bieta Sulo që vuri pupat e pritjes së ëmbël në pemë, janë urimi më i veçantë për këto festa. Ka shumë dashuri në këtë videoklip…

 

Komento
Shperndaje