Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është e vërteta e ndarjes së Rob Kardashian dhe Blac Chyna

Kjo është e vërteta e ndarjes së Rob Kardashian dhe Blac Chyna
September 28
10:07 2016

Edhe pse ka pasur shumë thashetheme lidhur me një ndarje mes Rob Kardashian dhe Blac Chyna, kjo nuk do të thotë se në fakt ata janë ndarë përfundimisht.

Burime pranë çiftit kanë treguar se ata të dy kanë pasur shumë probleme kohët e fundit, por nuk kanë arritur në pikën e ndarjes. Lidhja e tyre ka qenë gjithmonë e tillë, me ulje dhe ngritje të mëdha.

Megjithatë, të afërmit druhen se ky është një moment i papërshtatshëm për të për të pasur të tilla zënka pasi ata po presin dhe një bebe që do të vijë në jetë shumë shpejt dhe do të kërkojë me domosdoshmëri një ambient të ngrohtë familjar.

Nuk është hera e parë që Rob ka probleme në marrëdhëniet e ngushta. Vetëm ditën e djeshme, pas një debati me motrën e vogël, Kylie Jenner, ai vendosi numrin e telefonit të kësaj të fundit në një status në Twitter.

Nuk mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë që Rob të fillojë të qetësohet dhe të jetë një baba i mirë për vajzën e vogël që do të bëhet shumë shpejt pjesë e familjes. /Blitz.al/

Shperndaje