Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është dhurata që Bleona Qerreti ka bërë për fansat e saj…

August 01
19:53 2016

 

 

Për të gjithë admiruesit e muzikës së saj, Bleona ka një lajm të mirë.

Ajo ka lajmëruar në Instagram publikimin e albumit “Albanian Greatest  Hits”, një album i cili përmban 30 këngë të kënduara nga ajo ndër vite dhe ku përfshihen “Mandarin”, “Boom Boom”, “Hallall e ke”, “Ti nuk di as me ma lyp”, “Obobo ç’i bëre vetes” e shumë të tjera.

Albumi është publikuar në tre nga tregjet më të njohura të muzikës, Apple, Spotify dhe Amazon.

Publikuar në datën 29 korrik, “Albanian Greatest Hits” kushton vetëm 9,99$ në Apple, kurse në Spotify mund ta dëgjoni falas.

Shperndaje