Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është arsyeja pse Enca mund të fikë telefonin dhe të zhduket për disa ditë

Kjo është arsyeja pse Enca mund të fikë telefonin dhe të zhduket për disa ditë
November 25
13:37 2016

Enca na kishte paralajmëruar se do të zhdukej për disa ditë për të pushuar, larg rrjeteve sociale në të cilat ajo është shumë aktive dhe duke lënë pas koncertet. Për të gjithë kuriozët dhe fansat e saj, këngëtarja ka shuar kureshtjen duke treguar se ku po i kalon këto ditë pushimi. Enca ndodhet në Valbonë, në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë. Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet në  një panoramë për t’u pasur zili, një sfond mali me dëborë dhe Enca e ulur në një lëndinë ku po shkëlqen dielli i mëngjesit.

“Të gjithë e meritojnë ta fikin telefonin për disa ditë dhe të shijojnë momentin. Valbonë, Shqipëri. Mezi pres të kthehem!”- shkruan këngëtarja e “Bow Down” në Instagram.

Me këtë pamje që shohim nga fotoja e Encës të gjithë tundohemi të fikim telefonin dhe të zhdukemi për disa ditë në Valbonë. /Blitz.al/

enca

Komento
Shperndaje