Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo është aktorja më e paguar gjatë vitit 2016 sipas “Forbes”

December 29
10:25 2016

LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Scarlett Johansson attends the European premiere of "The Avengers: Age Of Ultron" at Westfield London on April 21, 2015 in London, England. (Photo by Samir Hussein/Getty Images)

Scarlett Johansson është aktorja më e paguar për vitin 2016 sipas një liste të publikuar nga “Forbes”.

32-vjeçarja ka arritur të fitojë  rreth 977 milionë paund  gjatë harkut kohor të një viti me pjesëmarrje në dy filma të suksesshëm si “Captain America: Civil War” dhe komedinë “Hail Caesar”.

Në vend të dytë renditet Chris Evans me 937 milionë paund, i pasuar nga emra të tjerë të njohur si Robert Downey, Margot Robbie e Amy Adams.

Kjo listë e “Forbes” mbi fitimet e aktorëve gjatë vitit 2016 është llogaritur duke përdorur të dhënat e Box Office Mojo.  Sigurisht që janë marrë parasysh aktorët që kanë eksperiencë të gjatë në kinematografi. Më herët, në fillim të muajit dhjetor, “Forbes” publikoi listën e personave më të paguar nga Youtube dhe lista kryesohej nga DewPiePie me rreth 11.8 milionë paund./Blitz.al/

forbes

Shperndaje