Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kitaristi Joe Perry ndihet keq në skenë

Kitaristi Joe Perry ndihet keq në skenë
July 11
11:07 2016

Kitaristi Joe Perry është rrëzuar në skenë gjatë një performance në New York të dielën dhe menjëherë është dërguar në spital.
Kitaristi 65-vjeçar ishte duke performuar në Coney Island në Brooklyn me grupin e tij Hollywood Vampires. Në skenë ishin të pranishëm rrokeri Alice Cooper dhe Johnny Depp kur papritur Perry nuk është ndier mirë dhe ka rënë në tokë. Fatmirësisht gjendja e tij u stabilizua dhe tashmë ndodhet pranë familjes dhe në kujdes të mirë. Një video e një fansi, i cili kishte filmuar momentin kur kitaristi nuk ishte ndier mirë, tregon se si Perry një moment lëkundet gati për të rënë dhe më vonë largohet nga skena. Megjithatë grupi vazhdoi performancën edhe pas largimit të Perry-t nga skena. Fansat dhe miqtë i kanë uruar shërim të shpejtë.

Grupi është formuar shkurtin e kaluar pasi Perry dhe Depp luajtën bashkë në kitarë në projektin “The Manhattan Blues” në vitin 2013.

Shperndaje