Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kitaristi i njohur Jack White, pjesë e legjendave të Grammy Awards

Kitaristi i njohur Jack White, pjesë e legjendave të Grammy Awards
November 18
18:53 2016

Një nga kitaristët më të njohur në industrinë muzikore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jack White, do t’u shtohet legjendave të muzikës, si Chris Blackwell, T Bone Burnett, Tom Dowd, Jimmy Lovine, Quincy Jones etj., në listën e muzikantëve të nderuar nga akademia e Grammy Awards.

Bëhet fjalë për eventin “The Recording Academy Producers & Engineers Wing”, i cili nderon jo vetëm muzikantët, por edhe ata që fshihen prapa këngëve të njohura, që janë producentët dhe inxhinierët e muzikës.

“Për vite me radhë kemi admiruar muzikën dhe artin e Jack White  dhe i kemi dhënë mirënjohjet tona për kryeveprat e tij në kitarë, por ne mendojmë se ka ardhur koha që White të njihet nga e gjitha bota për kontributin e tij në muzikë”, – është shprehur kryetari dhe presidenti i Recording Academy, Neil Portnow.

Jack është fitues i 12 çmimeve Grammy, të cilin e ka fituar për herë të parë në vitin 2003 për “Elephant” (Best Alternative Music Album) dhe “Seven Nation Army” (Best Rock Song). Në 2004-n, White fitoi çmimin Best Country Album dhe Best Country Collaboration With Vocals për “Portland, Oregon” në bashkëpunim me Loretta Lynn.

Këtë vit, kitaristi dhe muzikanti i njohur është rikthyer me bashkëpunimin e tij me Beyonce-n, “Don’t Hurt Yourself”, pjesë e albumit më të përfolur të vitit, “Lemonade”. /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje