Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kishim kohë pa i parë Donald dhe Melanie Trump kaq të dashuruar

Kishim kohë pa i parë Donald dhe Melanie Trump kaq të dashuruar
March 20
12:36 2018

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e parë Melanie Trump bën çmos për të treguar se janë të bashkuar edhe pas skandalit të presidentit në lidhje me yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels.

Çifti fluturoi drejt New Hampshire së bashku të hënën pasdite për të folur rreth krizëz Opioid. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në College Manchester, New Hampshire Trump-71 vjeç nuk i ka  kursyer  disa lëvdata për bashkëshorten e tij 47-vjeçare.

“Falenderojmë Zonjën tonë të Parë , Melanie e cila ka qënë kaq e pabesueshme. Ne jemi të bekuar që të kemi ty si Zonjën e Parë- u shpreh Presidenti.

Gjatë kthimit të tyre për në shtëpinë e Bardhë në mbrëmje duke u ngjitur në helikopterin presidencial  ata janë dukur më të dashuruar se kurrë duke i kapur dorën njëri-tjetrit.

Gjithashtu në një moment Melanie ka humbur ekuilibrin dhe ka qënë Trump ai që e ka mbajtur duke i vendosur dorën rreth belit dhe të njëjtën gjë bëri edhe Melanie duke i buzëqeshur bashkëshortit.

Kjo është hera e parë që çifti presidencial duken kaq mirë me njëri-tjetrin pas lajmeve se avokati i Donald Trump kishte paguar Stormy Daniels për heshtjen e saj në lidhje me raportin intim me presidentin, por ylli i filmave për të rritur do ta thyej marrëveshjen dhe dëshira e saj është të rrëfehet.

/Blitz.al/

 

 

Shperndaje