Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim sensibilizohet me Armeninë, ambasadori i Azerbajxhanit i kthen përgjigje

April 08
09:06 2016

Kim Kardashin - Instagram

Kim Kardashin - Instagram
Picture 1 of 3

Armenia dhe Azerbajxhani ditën e djeshme kanë pasur një përleshje mes qytetarëve dhe ushtrisë së tyre për rajonin e Nagorno-Karabakh. Prej dekadash, kjo zonë është kthyer në mollë sherri për të dyja vendet, pasi teknikisht kjo e fundit i përket Azerbajxhanit por qeveriset nga armenët që pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik.

Me këtë përleshje të radhës midis dy kombeve është sensibilizuar edhe familja Kardashian, me origjinë nga Armenia. Kim, Khloe dhe Rob Kardashian kanë postuar në profilet e tyre nëpër rrjete sociale sensibilizimin me popullin armen.

Megjithatë, postimi i Kimit në Instagram ku poshtë një fotoje ka shkruar: “Lutjet e mia shkojnë drejt çdokujt në Armeni dhe në të gjithë botën” ka irrituar ambasadorin e Azerbajxhanit në SHBA, i cili ka reaguar menjëherë. Ai është përgjigjur: “Kim është e famshme dhe shumë e pëlqyer nga fansat e saj, por çështjet e luftës dhe paqes janë paksa më shumë serioze seç duhet për një aktore të një reality show…” Ai gjithashtu ka shtuar se nuk është mirë të kapërcehen fushat ku njerëzit janë të zotë dhe kanë zgjedhur të bëjnë në jetë: “Unë nuk jam i sigurt nëse zonja Kardashian është ndonjë analiste politike, kështu që mendoj se është më mirë që secili të merret me atë çka di të bëjë më mirë…”,-ka shtuar ai.

Komento