Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian vazhdon provokimet ndaj Taylor Swift

Kim Kardashian vazhdon provokimet ndaj Taylor Swift
July 24
16:32 2016

Kim Kardashian duket se nuk do e harrojë lehtë përballjen me këngëtaren Taylor Swift. Pas bujës që shkaktoi video e parë e publikuar në rrjetin social, të shtunën e 23 korrikut, Kim Kardashian ka publikuar një tjetër video për ndjekësit e saj. Këtë herë, Kim shfaqet duke kënduar pikërisht pjesën shumë të përfolur të këngës “Famous”, duke bërë kështu që të gjithë të hamendësojnë që ky është një tjetër provokim nga ana e saj për Taylor Swift.

Videoja e publikuar në fillim të kësaj jave bëri bujë, kur Kim tregoi momente nga biseda mes Taylor Swift dhe Kanye West, ku ky i fundit e pyeste këngëtaren nëse mund të përmendte emrin e saj në “Famous” dhe shprehej: “Them se unë dhe Taylor mundet ende të bëjmë seks”. Ai e kishte pyetur këngëtaren nëse mund t’i referohej asaj si “k*rvë” në këngë, gjë të cilën ajo e kishte marrë me sportivitet.

Por reagimi i Taylor Swift rezultoi ndryshe. Ajo shprehet se nuk i ka dhënë Kanye-t të drejtën për ta cilësuar në atë mënyrë. /Blitz.al/