Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian: Unë e Kanye bëjmë seks “me 5 yje”

Kim Kardashian: Unë e Kanye bëjmë seks “me 5 yje”
June 11
13:00 2016

Për Kim Kardashian nuk ka vetëm 1 ditë lindjeje, por 1 javë ditëlindjeje!

Këtë po bën Kim për festimet e Kanye-t dhe në lidhje me këtë ka dashur të flasë për jetën e tyre seksuale, që e cilëson si “me 5 yje”.

“Që kur ka filluar java e ditëlindjes së Kanye-t kam bërë disa kërkime rreth Peshores dhe Binjakëve e zbulova se ata përshtaten në perfeksion”, – shkroi ajo në një artikull të postuar në blogun KimKardashianWest.com.

“Seksi mes Peshoreve dhe Binjakëve është i nivelit të “5 yjeve” pasi ne përshtatemi shumë me njëri-tjetrin. Gjithashtu të dyve na pëlqen të udhëtojmë, na pëlqen komunikimi dhe surprizat”, – shtoi Kim.

Ajo kurrë nuk ka shprehur pëlqimin e saj për astrologjinë, por ka thënë shpesh se motrat e saj Khloe dhe Kendall janë të fiksuara!

Duke përmendur këto të dhëna, Kim kërkon t’u tregojë ndjekësve të saj se cilat janë arsyet që çifti pati një lidhje të fortë që në fillim.

Komento