Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian tregon sekretin e saj për humbjen në peshë

Kim Kardashian tregon sekretin e saj për humbjen në peshë
June 07
10:03 2016

Nëse jetoni në këtë planeti, me siguri jeni në dijeni të formave perfekte trupore të Kim Kardashian në vitin 2010, vit ky që edhe ajo vetë e lakmon si më të mirin përsa i përket pamjes së saj fizike. Në këtë periudhë ajo ka qenë vetëm 54 kile dhe pas lindjes së vajzës, në 2013, gjithë kohën Kim është përpjekur të arrijë më mund peshën e dikurshme.

Në fakt, edhe pas shumë mundimesh, ajo arriti të kishte sërish peshën e dëshiruar edhe pas lindjes së North West.  Se si e arriti këtë objektiv Kim na e ka treguar në Snapchat:

  • 6 km vrap për çdo ditë
  • Ushtrime aerobike për çdo ditë në palestër (kryesisht pompa dhe ushtrime për vithet)
  • 1000 kërcime me litar (po, po një mijë!)

Sigurisht që gjithë këtë rutinë stërvitore ajo e shoqëron me një dietë të balancuar, duke mos konsumuar ushqime të procesuara.

Gjithë kjo stërvitje, ia ka vlejtur, jo më kot linjat e Kim janë të dëshiruara nga të gjithë, femra apo meshkuj qofshin!

Shperndaje