Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian tregon frikën e saj më të madhe… Beyonce-n

August 09
14:24 2016

 

Ajo që për ne është ëndërr, për Kim Kardashian është makth.

Kim ka treguar në episodin më të fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, teksa po fliste me Kourtney Kardashian dhe Malika Haqq, se cila është frika e saj më e madhe.

“Unë nuk kërcej kurrë. Nuk kam kërcyer as në “Dancing With The Stars”, as në koncertet e Kanye-t”, – thotë Kim. “Por nëse është dikush që ma fut frikën më shumë se kërcimi është Beyonce”.

Ajo vazhdon rrëfimin duke treguar se gjatë koncertit të Jay Z dhe Kanye West, për “Watch The Throne”, Beyonce e kishte pyetur nëse dëshironte të ulej me të për të ndjekur djemtë teksa performonin, gjë së cilës Kim nuk mund t’i thoshte jo.

“Pasi u ulëm, ajo kërkoi të shkonim afër skenës, por unë i thashë: Po ç’do bëjmë atje? Kurse ajo u përgjigj shkurt: Të kërcejmë! Thjesht lëre veten të lirë. Thjesht kërce”. Në atë moment mendova se jeta ime mbaroi”. Dhe pas fjalisë, modelja dhe një nga emrat më të njohur të televizionit ka filluar të qeshë me të madhe.

Na vjen keq për Kim, por të kërcesh pranë Queen B nuk është gjëja më e keqe në botë.

Shperndaje