Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian “thyen” rrjetin. Këtë herë me rrobat veshur

July 18
15:47 2016

 

Kim Kardashian, mesa duket, është njeri i premtimeve.

Ajo ka publikuar ditën e sotme disa video, ku ka demaskuar Taylor Swift për çështjen “Famous”.

Në këngën më të fundit të reperit West, “Famous”, përveç faktit që një nga personazhet e zhveshur është edhe Taylor Swift, në disa nga vargjet e këngës thuhet: “Duket sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë akoma seks/Pse? Unë e bëra atë të famshme”.

Pas publikimit të këngës dhe videos, Taylor ka reaguar kundër reperit, por Kim Kardashian doli duke thënë se këngëtarja kishte rënë në dakord me tekstin, por mbi të gjitha e kishte pëlqyer atë.

Për ta vërtetuar këtë, Kim ka postuar disa video, ku është incizuar biseda e Kanye-t dhe Taylor-it.

“Është me të vërtetë një gjë shumë e këndshme dhe një tregim i mirë i miqësisë sonë. Prandaj të falënderoj”, – shprehet Swift në videot e Kim-it pasi Kanye i kishte shpjeguar gjithçka lidhur me këngën.

Ndërkohë ky lajm ka “thyer” internetin. “Kim “thyen” internetin e veshur”, – shprehet dikush në Twitter. Por ky nuk është komenti i vetëm lidhur me “ekspozimin” e së vërtetës së Swift. Galeria e mësipërme do t’ju tregojë më shumë reagime lidhur me këtë.

Shperndaje