Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian sulmohet sërish nga i njëjti person, tenton t’i puthë të pasmet

September 29
09:42 2016

 

Kim Kardashian është sulmuar të mërkurën në mbrëmje në Paris nga një djalë, Vitalii Sediuk, i cili një javë më parë kishte bërë të njëjtën gjë me modelen Gigi Hadid.

Kjo nuk është hera e parë që Sediuk i afrohet Kardashian me këtë tendencë pasi në vitin 2014 ndodhi  një ngjarje e ngjashme me këtë gjatë eventit Paris Fashion Week. Këtë herë Sediuk ka dashur të puthë të pasmet e Kim, por menjëherë janë shfaqur rojet e sigurisë, të cilët e kanë shtrirë në tokë.  Ylli i “reality show” ka kërkuar një urdhër kufizues ndaj këtij personi. Ajo ka shkruar një status në Twitter ku ka falënderuar ekipin e saj të sigurisë pas kësaj përvoje të hidhur.

Javën e kaluar, Sediuk e kapi rreth belit modelen Gigi Hadid dhe e ngriti peshë  kur ajo po largohej prej “Max Mara show” në Milano Fashion Week. Gigi është parë teksa e gjuante me bërryla duke dashur të shpëtonte nga duart e tij.

“Unë jam një qenie njerëzore dhe kam të drejtë të mbrohem. Nuk e kuptoj si guxon një idiot të mendojë se ka të drejtë të trajtojë në atë mënyrë një njeri të huaj”,- ka shkruar Gigi në Twitter./Blitz.al/

Shperndaje