Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian: “Shoh selfie-t e mëparshme dhe më vjen të vdes!”

May 24
22:39 2016

Kim Kardashian për fotot e saj të vjetra: “Shoh selfie-t e mëparshme dhe  më vjen të vdes!”

Ajo e ka thënë këtë deklaratë në festivalin e “Vogue në Royal Geographical Society” mëngjesin e sotëm, se e urren pamjen e saj të mëparshme dhe make up-in që përdorte dhe kjo ndjesi i vjen sa herë sheh episode e kaluara të kompeticioneve ku ajo dhe familja e saj kanë qenë pjesëmarrëse, si “Keeping up with the Kardashians”.

Në event kanë qenë të pranishëm shumë figura të njohura të modës, si Charlotte Tilbury e Fiona Golfar  e kjo e fundit  e ka shtyrë Kimin të flasë për produktet e kozmetikës që përdor për fytyrën e saj.

“Unë grimohem shumë, më pëlqejnë qerpikët fals, por tani  në fakt po përpiqem të vendos më pak make-up dhe bashkëshorti im e pëlqen këtë vendim. Tani luaj më shumë me dritëhijet, duke zëvendësuar kështu konturin e bronztë e të rëndë me një make-up me më shumë dritë për fytyrën“. Ajo i tha audiencës se nuk kishte vënë qerpikë fals dhe as “extension”, duke u paraqitur me një pamje afër natyrales. “Vajza ime North e pëlqen shumë grimin dhe luan me produktet e mia. Kur e mendoj, unë kam vendosur make up në fytyrë që në moshën 14 vjeç dhe të njëjtën gjë do bëj edhe me vajzën time. Tani unë përdor produkte që Charlotte ka bërë për mua apo produkte të Joe Blasco dhe ndihem mirë me fytyrën dhe pamjen time”,- ka përfunduar ylli i reality show-t.

 

Shperndaje