Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian sapo ndryshoi mënyrën se si bëhet reklamë në rrjete sociale

July 07
17:04 2016

...

Kim Kardashian është një nga personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, por sidomos në Instagram. Duke e ditur këtë fakt, kompania e të mirënjohurës “GQ” ka vendosur të bëjë një “eksperiment” për sa i përket reklamimit.

Siç mund ta dini, rrjeti social që kryeson reklamimin e shërbimeve apo produkteve vazhdon të jetë Facebook-u, kjo më së shumti sepse Instagram-i nuk të lejon të vendosësh asnjë link poshtë fotografisë apo videos. Edhe në rast se ju e vendosni linkun e faqes së produktit apo shërbimit ai nuk do të mund të hapet.

Mirëpo, ajo që ka ndodhur është se vetëm me një reklamim të Kim Kardashian në Instagram për një pallto lëkure ngjyrë vishnje (ajo i ka drejtuar ndjekësit e saj për të klikuar linkun) stafi i “GQ” ka treguar se shikimet që kanë ardhur nga përdoruesit e Instagram-it kanë qenë 360.000 më tepër sesa ata të Facebook-ut.

Për këtë njoftim duket se është vënë në lëvizje edhe stafi administrativ i Instagram-it, i cili ka treguar se do ta shikojë më seriozisht çështjen e reklamimit në Instagram, sidomos kur bëhet fjalë për produkte dhe shërbime të cilat përdoren nga personazhe publike që kanë shumë ndjekës.

Komento
Shperndaje