Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian po planifikon të sjellë në jetë një fëmijë tjetër

Kim Kardashian po planifikon të sjellë në jetë një fëmijë tjetër
November 07
17:36 2016

Pas një shtatzënie të vështirë e të gjatë, Kim Kardashian ka vendosur t’i japë jetë një tjetër bebeje. Këtë e ka treguar gjatë episodit të kaluar në “Keeping Up With The Kardashian”, ku në një bisedë me familjen e saj ka treguar se do të provojë surrogacinë. Kim kërkon që një grua tjetër të mbajë embrionin e saj e kështu të zgjerojë familjen.

“Zakonisht, gjatë lindjes, placenta del jashtë me beben, por me North-in kjo gjë nuk ndodhi. Kështu, doktori futi të gjithë dorën dhe ma nxori me forcë. Ishte e dhimbshme dhe e shpifur”, – ka thënë Kim.

Këto probleme lindën edhe me ardhjen në jetë të Saint West, gjë që çoi në përfundimin se Kim nuk duhet të lindë me, ndryshe do të rrezikojë jetën. Mirëpo, dëshira e Kardashian për të pasur  një familje të madhe ka bërë që ylli i reality show-t të mendojë mënyra alternative të sjelljes në jetë të fëmijës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje