Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian po humb para çdo ditë…

Kim Kardashian po humb para çdo ditë…
November 10
10:10 2016

Kim Kardashian ka humbur shumë para që nga koha kur dy persona të maskuar si policë e grabitën në Paris. Ylli i  “Keeping Up With the Kardashians”, për një postim në Instagram, Twitter apo Snapchat  fiton 300 mijë dollarë. Megjithatë, që prej kohës së ndodhisë në Paris, ku iu grabitën rreth 8.5 milionë dollarë bizhuteri,  ajo nuk është më aq aktive në rrjete sociale. Krishna Subramanian, themeluese e medias Captiv8, ka thënë për “Us Magazine” se Kim fiton shumë nga rrjetet sociale. Tanimë ajo jo vetëm po humb lekë, duke mos qenë aktive në Instagram e Twitter, por gjithashtu ka anuluar edhe pjesëmarrje në evente të rëndësishme.

Në një farë mënyre asaj i duhet të rikthehet nëse nuk dëshiron të humbasë më shumë pasi ky lloj biznesi nuk mund të shtyhet. Kim ka pranuar se kohët e fundit ka vuajtur nga probleme psikologjike  dhe po takohet me terapistë pothuajse çdo ditë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje