Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian për Taylor Swift: “Unë e adhuroj muzikën e saj!”

Kim Kardashian për Taylor Swift: “Unë e adhuroj muzikën e saj!”
September 23
14:14 2016

Askush nuk do ta harrojë “sherrin” mes Kim Kardashian-Kanye West dhe Taylor Swift.

E gjitha nisi me publikimin e videos dhe këngës “Famous”, në të cilën përmendej Taylor Swift. Kjo e fundit akuzoi West se e kishte fyer dhe se do ta padiste. Për të mbrojtur bashkëshortin e saj, Kardashian publikoi disa video nga biseda e reperit me këngëtaren 26-vjeçare, në të cilat dëgjohet aprovimi i Swift për tekstin e këngës.

Në një intervistë për “Wonderland”, Kim është shprehur se nuk është përpjekur të errësojë apo ta ulë figurën e Taylor Swift.

“Unë nuk flas kurrë keq publikisht për një person. Dhe përsëri e ndiej se nuk duhet ta bëj këtë gjë. Tani, të jem e sinqertë, jam një fanse e muzikës së saj. Më pëlqen”, – është shprehur ylli i “Keeping Up With Kardashians”.

Përveç kësaj, Kim ka treguar që, pavarësisht se nuk kishte qëllim të ofendonte Taylor-in, “skuadra” e saj nuk është treguar edhe aq e përmbajtur.

“Vajzat në skuadrën e saj janë ato që duhen kritikuar sepse janë treguar të papërmbajtura dhe të ulëta”, – ka shtuar Kardashian. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje