Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian: “Nuk është e lehtë të gjesh një person kaq të besueshëm që të të mbajë fëmijën për 9-muaj në bark”

Kim Kardashian: “Nuk është e lehtë të gjesh një person kaq të besueshëm që të të mbajë fëmijën për 9-muaj në bark”
December 13
14:21 2017

Tashmë e dinë të gjithë se Kim Kardashian është në pritje të fëmijës së saj të tretë, por që do të vijë në jetë nga një nënë surrogate.

Kim e ka bërë vetë të ditur se në vitin 2018 do të vijë në jetë fëmija i saj. Për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetsore asaj iu propozua nga mjekët që fëmijën ta lindë një nënë surrogate, pra zëvendësuese.

Kim ka dhënë një intervistë për episodin e fundit të “Keeping Up With Kardashians” dhe ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë që t’ia besonte fëmijën e saj dikujt tjetër.

“Të gjesh një person kaq të besueshëm që të të mbajë fëmijën tënd për 9-muaj në bark, më kuptoni që është një situatë që askush nuk e do. Unë i jam shumë mirënjohëse këtij personi, sepse nuk është e lehtë të marrësh diçka të tillë përsipër.” – është shprehur ajo.

Kim dhe bashkëshorti i saj Kanye West  kanë dy fëmijë, vajzën North dhe djalin Saint.  /Blitz.al/

 

 

Shperndaje