Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian në një projekt të ri, “Forbes” rezervon një vend special për të

July 12
10:19 2016

Kim Kardashian duket mjaft krenare për arritjen e saj të fundit, jo vetëm që ka dalë në kopertinën e të mirënjohurës “Forbes”, por edhe për një arritje të rëndësishme në karrierën e saj. Një video-lojë e quajtur “Hollywood” është duke gjeneruar mjaft famë dhe para. Pjesë e këtij projekti është edhe Kim Kardashian.

Kjo video-lojë u publikua në qershor të vitit 2014 dhe deri tani ka mbledhur 160 milionë dollarë dhe është shkarkuar 45 milionë herë. Kardashian ka marrë nga ky projekt 45 milionë dollarë.

“Gjatë gjithë rritjes time, i kam dashuruar video-lojërat. Mbaj mend të kem pyetur Kanye-n nëse duhej ta ndërmerrja këtë iniciativë të re ose jo. Ai më tha menjëherë: Po! Kjo sepse edhe ai vetë u bë pjesë e muzikës vetëm prej video-lojërave. Fillimisht kishte dëshirë të realizonte muzikë për lojërat, por më vonë karriera e tij mori një rrjedhë tjetër”,- ka thënë Kim.

Ajo vendosi ta marrë këtë hap dhe është duke pasur mjaft sukses. “Kjo do të jetë karriera ime në të ardhmen, ndaj unë do të fokusohem në të”, – ka thënë ndër të tjera Kardashian.

Duhet përmendur edhe fakti se një pjesë e mirë e publikut ëahtë habitur për këtë iniciativë të Kim, duke pyetur vazhdimisht se pse ajo i është futur botës së teknologjisë sepse nuk është fusha e saj. Këtyre fjalëve Kim u është përgjigjur duke thënë se do të krijojë gjithashtu një aplikacion dhe ka ide të tjera për të zhvilluar për sa i përket kësaj. “Nuk ia lejoj vetes të ndaloj për askënd në botë”, – ka përfunduar ajo.

 

Shperndaje