Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian kërkon një fëmijë të tretë, doktorët: “Ti nuk mundesh, mendo për një nënë surrogate”

Kim Kardashian kërkon një fëmijë të tretë, doktorët: “Ti nuk mundesh, mendo për një nënë surrogate”
November 14
09:52 2016

Kim Kardashian, edhe pse ka dy fëmijë, ende mendon se duhet të bëjë fëmijë të tjerë, sepse, sipas saj, zgjerimi i familjes është diçka shumë e rëndësishme për të. Për këtë ajo ka shkuar për të bërë një vizitë te mjeku që e ndjek, gjithnjë për ta pyetur rreth mundësisë për të bërë një tjetër fëmijë.

Ndryshe nga ç’mendohej, mjeku i ka thënë Kim se ajo do të ketë komplikacione nëse bën një fëmijë tjetër, sepse edhe me fëmijën e dytë ka pasur mjaft vështirësi. Sipas tij, ajo duhet të mendojë si opsion të zgjedhë një femër tjetër për t’i mbajtur fëmijën në bark. Por Kim nuk është dakord me këtë gjë sepse ajo mendon se në këtë mënyrë nuk do të ndiejë të njëjtën dashuri si me dy fëmijët e parë.

Megjithatë, Kim ka pranuar se ajo u beson mjekëve që e kanë ndjekur gjithmonë dhe nëse ata mendojnë se një shtatzëni tjetër do t’i krijonte komplikime, ajo nuk ka pse sfidon fatin, por do të mendojë për ndonjë zgjidhje të mundshme sepse vërtet dëshiron edhe një fëmijë tjetër. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje