Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian, Kanye West dhe Caitlyn Jenner – njerëzit me më shumë ndikim në internet

Kim Kardashian, Kanye West dhe Caitlyn Jenner – njerëzit me më shumë ndikim në internet
April 02
15:17 2016

Duajini ose urrejini ata, Kardashianët kanë një ndikim të madh në rrjetet sociale.

Revista “Time” përsëri ka përfshirë Kim Kardashian në listën e saj vjetore të njerëzve me më shumë ndikim në internet.

Përfshirja e Kardashianëve është  gjigante, Kim ka grumbulluar më shumë se 130 milionë ndjekës në Instagram, Facebook dhe Twitter, por pa përfshirë këtu miliona njerëz që iu bashkuan asaj në Snapchat javën e kaluar. Për më shumë, Kardashian është një sipërmarrëse, ajo ka video-lojën e saj e cila ka qenë e suksesshme në dy Apps vitin e kaluar; edhe aplikacioni i saj Kimoji shpërtheu  në Apple App Store për shkak të numrit të madh të njerëzve që nxituan ta blinin.

Por Kim nuk është e vetmja që arrin në majë të klasifikimeve në internet. I shoqi, Kanye West, si dhe Caitlyn Jenner janë në listën e këtij viti. Bruce Jenner nuk ka qenë pjesë e mediave sociale, por Caitlyn është një mbretëreshë në rrjetet sociale. Edhe pse 66-vjeçari ka vetëm 3.8 milionë ndjekës në Twitter,  theu rekordin kur prezantoi veten në kopertinën e “Vanity Fair”.

Si gruaja e tij, edhe Kanye është i ndjekur nga miliona njerëz. 20 milionë e ndjekin vetëm në Twitter, të cilin ai e përdor si mënyrë komunikimi me publikun dhe median.

Komento
Etiketimet
Shperndaje