Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë 43 milionë dollarë!

Kim Kardashian ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë 43 milionë dollarë!
August 09
09:36 2016

Një pjesë e mirë ndoshta nuk janë ende në dijeni, por Kim Kardashian është ideatorja e një aplikacioni loje për “smartphone”-at i quajtur “Kim Kardashian Hollywood” e që ka arritur të bëhet aq masiv dhe i suksesshëm sa i ka dhuruar kësaj të fundit një shifër prej 43 milionë dollarësh deri tani.

Vetë Kim ka shpërndarë në Snapchat një sërë videosh ku tregon mbi takimin që ka kryer së fundi me Niccolo De Masi, administratori i përgjithshëm i kompanisë “Glu” që po merret me anën teknike të lojës që mban emrin e saj. Ata janë duke menduar për detaje të tjera të lojës për ta bërë edhe më interesante.

Ajo i ka thënë De Masi-it se falë lojës ka blerë një shtëpi të re, por tani po mendon edhe për disa pushime. Ndërkohë që ky i fundit i kthehet se me gjithë fitimet që ajo ka dhe ato që do t’i shtohen, mund të zgjedhë të pushojë në një ishull, të cilin mund ta blejë të gjithin për vete.

Kështu që, me shumë mundësi, së shpejti do të shohim një ishull me emrin e saj, Kim Kardashian! /Blitz.al/

Shperndaje