Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian ka një mesazh për të gjithë kritikët e saj

Kim Kardashian ka një mesazh për të gjithë kritikët e saj
June 07
18:43 2016

Tashmë nuk është sekret fakti që Kim Kardashian është super e apasionuar pas fotove nudo dhe që ajo është një nga personat më të përfolur për shkak të këtyre fotove.

Në një intervistë për “Recode”, Kim u ka dhënë një shuplakë të gjithë atyre që e kritikojnë për fotot e saj “natyrale”: “Unë nuk kam dalë kurrë duke dhënë mesazhe të tilla si: “Unë jam një feministe. Bëj edhe ti si unë, më ndiq mua e zhvishu! Unë gjithmonë i kam qëndruar bindjes që nëse je konservativ dhe ndihesh mirë me këtë, unë të respektoj. Pra, nuk ke pse të ndjekësh çfarë bëj unë. Por edhe ti duhet të bësh të njëjtën gjë me mua”.

Gjithashtu, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka sqaruar se kur ajo pozon zhveshur nuk e bën me qëllimin për të shkaktuar debate apo polemika. Nëse ajo e pëlqen atë foto, thjesht e poston atë.

“Unë jam në një stad ku nuk më intereson dhe as më bën përshtypje çfarë thonë, shkruajnë apo mendojnë për mua”, – e ka mbyllur intervistën e saj Kim.

Ajo gjithashtu ka bërë edhe një gjë tepër interesante për të gjithë admiruesit e saj dhe të “Kimoji”-ve. Shumë shpejt (brenda këtij viti) Kim do të nxjerrë një linjë rrobash të personalizuara me “Kimoji” nudo, prandaj ruajini paratë se mund t’ju duhen.

 

When you’re like I have nothing to wear LOL

A photo posted by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Komento
Etiketimet
Shperndaje