Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian e quan çmenduri faktin që shumë njerëz e kritikojnë mbi grabitjen

Kim Kardashian e quan çmenduri faktin që shumë njerëz e kritikojnë mbi grabitjen
October 06
12:21 2016

Kim Kardashian e konsideron çmenduri faktin se shumë njerëz e kritikojnë mbi grabitjen që i ndodhi para dy ditësh në Paris.  Ajo mendon se është jonormale të mendohet se ajo ka qenë pas atij plani.

“Është një çmenduri kjo që njerëzit mendojnë për të. Kim ndihet sikur askush nuk e beson atë çfarë ajo kaloi gjatë rrëmbimit. Ajo tani është në shoqërinë e familjes dhe miqve të saj dhe do të këshillohet me një terapist për ta kaluar këtë situatë”,- është shprehur një burim pranë Kardashian.

“Kanye e ka mbështetur shumë dhe ka treguar se është një bashkëshort shumë i përkushtuar. Kim këto kohë është shumë e ndjeshme. Kanye është shumë i mërzitur dhe dëshiron shumë që t’i bëjë ata të paguajnë për atë që i bënë bashkëshortes së tij. Ajo nuk ndihet në faj për vendosjen e bizhuterive të shtrenjta pasi e di që imazhi është ai që e bën Kim Kardashian ajo që është sot.  Kim do të jetë e shoqëruar nga truprojat në çdo kohë”,- ka përfunduar burimi.

Para dy ditësh, Kim Kardashian ra pre e një grabitjeje nga disa persona të armatosur dhe të maskuar si policë në Paris. /Blitz.al/

Shperndaje