Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kim Kardashian dhe Mario ndërrojnë rolet, tashmë Kim kthehet në grimieren e tij

Kim Kardashian dhe Mario ndërrojnë rolet, tashmë Kim kthehet në grimieren e tij
April 25
10:04 2018

Tashmë të gjithë e dimë se grimier me origjinë shqiptare Mario, kujdeset për pamjen e Kim Kardashian.

Së fundmi ata kanë lançuar linjën e re të disa produkteve kozmetike dhe veç kësaj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale shihet se kanë një marrëdhënie shumë të veçantë me njëri tjetrin.

Mario ka publikuar në Instagram një video teksa është Kim ajo që i bën make up-in grimierit. Ajo fillimisht i ka bërë një zemër në faqe dhe më pas i ka vizatuar disa mustaqe. Kanë qenë këto disa moment gazmore për ta si dhe për ndjekësit.

 

“Ky është abuzim, për të gjithë ata që pyesin për një tutorial të Kim Kardashian, ja ku e keni”- ka shkruajtur Mario përbri videos./Blitz.al/

Komento
Shperndaje